Rrëzohet nga Bundesliga 2, tifozët duartrokasin skuadrën…

Rreth 2,000 tifozë të Dinamo Drezden, ishin mbledhur për të shprehur solidaritetin me klubin.

Dinamo Dresden i tha lamtumirë Bundesligës 2, teksa së bashku me Vehen u klasifikuan të fundit. Skuadra u prit pas ndeshjes 2-2 me Osnabruk nga qindra tifozë, që ishin mbledhur para stadiumit përkundër kërkesave të mosgrumbullimeve nga shkaku Koronavirus. Policia filloi disa kundërvajtje administrative.

Rrëzimi i Dresden ishte pothuajse i sigurt pas javës së 33-të, kështu që ndeshja në shtëpi kundër Osnabruk e fundit sezonale, nuk ishte me vlerë.

Dinamo duhej të fitonte me diferencë prej 14 golash e të priste humbjen e Karlsruhes. Në funksion të këtij zhgënjimi sportiv, skenat që ndodhën para stadiumit pas ndeshjes shtëpiake, ishin të mrekullueshme.

Megjithëse me një shije të hidhur, rreth 2000 tifozë ishin mbledhur për të shprehur solidaritetin me klubin e tyre, duke shkelur edhe rregullat e zbatueshme gjatë pandemisë COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!