Bundesliga në finish, Verderit i duhet një mrekulli…

Për të shmangur rënien direkte, Verder Bremenit i duhet të fitojë dhe të shpresojë që Fortuna Dyseldorfit të ndalet nga Union Berlini. M’Gladbah afër zonës për në Champions League

Bundesliga mbyllet të shtunën me shumë verdikte të dhënë. Kampionati i parë në kontinent që u rihap më 16 maj, në një pandemi ende në zhvillim, arriti në finish pa urgjenca dhe tregoi rrugën edhe për vendet e tjerë.

Bayern tashmë ka fituar titullin e tij të 8-të radhazi dhe të 30-tin në histori. Në transfertën ndaj Volfsburgut do të përpiqet të arrijë rekordin e golave, ​​që klubi ka mbajtur që nga viti 1972: 101 gola. Pesë i mungojnë për ta arritur atë.

Edhe vendet e dyta dhe të treta janë të sigurta për Borusia Dortmund dhe Leipcig. E njëjta situatë si sezoni i kaluar edhe për vendin e katërt. Lufta mes Borusia Mynshengladbah, 62 pikë dhe Bajer Leverkusen, me dy pike më pak që pret Mainz. Me përjashtimin e këtij dueli, Volfsburg dhe Hofenheim janë gjithashtu të kualifikuar në Europa League.

Pas një rënie së Paderbornit nga Bundesliga, skuadrës së Verder Bremenit i duhet një mrekulli për të siguruar “play-off”-n. Skuadra që i përkiste dikur Fëlerit, Ridëll, Klose apo Ozilit, është me dy pikë më pak nga Fortuna Dysendorfit, që ka gjithashtu edhe 4 gola avantazh në diferencën e golave.

Për të shmangur rënien e dytë nga Bundesliga pas asaj të vitit 1980, Verderi duhet të fitojë Këln dhe të shpresojë që Unioni Berlini të ndalojë Fortuna Dyseldorfin.

Të gjitha ndeshjet nesër do të luhen njëkohësisht, në orën 15.30.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!