Liverpul për rekord historik në Angli

Njëzet e tetë fitore, dy barazime dhe një humbje për Liverpul. Një ecuri fantastike, sezon i jashtëzakonshëm dhe një titull gjithnjë e më i afërt, me tregues për rekord.

Liverpul është shumë afër të hedhë prapa një mallkim tridhjetë vjeçar të mugesës së trofeut në Premier League ndërsa dëshiron ta bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Duke thyer çdo rekord. E para është ajo e totalit të pikëve: 86 ato të arritura deri tani nga Reds nga 100 maksimumi historik, i regjistruar nga rivalët e Mançester Sitit në sezonin 2017-18.

Deri në fund të Premier League, kanë mbetur shtatë javë dhe skuadra e Klop mund të mbyllë në kuotën e 107 pikëve.Nëse arrihet, vërtetë një shifër e pabesueshme. Sot nga divani për të pritur ndonjë lajm nga skuadra e Çelsit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!