Gafa e Lidsit, Bin Laden në stadium!…

Klubet e futbollit, për shkak të pandemisë shkaktuar nga Covid-19, ndeshjet e tyre po i zhvillojnë me dyer të mbyllura për tifozët. Për të plotësuar këtë mangësi drejtuesit e skuadrave janë bërë krijues.

Ato, kundrejt një pagese, po i mbushin shkallët e stadiumeve me foto të tifozëve, si dhe vendosin audio, për të krijuar një mjedis sa më sportiv dhe kompetitiv. Tashmë kjo është kthyer në modë…

Përjashtim nuk bën edhe skuadra e Lidsit, që militon në Championship të futbollit anglez. Por ndodhi kjo gafë. Në shkallët e stadiumit “Elland Road”, midis fotove prej kartoni të tifozëve ishte edhe ajo e terroristit Bin Laden.

Një shaka, që natyrisht rëndon mbi drejtuesit e Lidsit. Klubi, skuadra e të cilit trajnohet nga argjentinasi i njohur Bielsa, kërkuan falje për incidentin, që i kaloi kufijtë e një shakaje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!