Disiplina, pa mëshirë ndaj “të vegjëlve”…

Në mbledhjen e tij të sotme, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marfrë në shqyrtim dhe analizuar sjelljet e futbollistëve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, pa harruar edhe futbollin e moshave. Ja vendimet dhe masat e para:

1. Lojtari i KF Pogradeci, Jurgesi Liçkollari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2. Lojtari i FK Apolonia, Effiong Ekemini Ejoh, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. Lojtari i KF Oriku, Imer Zuna, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Lojtari i FK Shënkolli, Armando Gega, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. Lojtari i KF Luz i Vogël 2008, Eduart Leçini, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.

6. Zyrtari i KF Luz i Vogël 2008, Fatjon Tafa për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7. Lojtari i FK Skrapari, Andi Aliaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

8. KS Vlora U-19, për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF Oriku U-19, në bazë të Nenit 109/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

9. KF Butrinti U-17, për mos paraqitje në ndeshjen kundër FK Elbasani U-17, në bazë të Nenit 109/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni, Moustapha Enock Djidjiwa. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtari vendoset ne provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!