Laçi ka përgjigjen zyrtare për…
Një sfidë e interpretuar me klas nga kurbinasit dje me Kukësin 2-0, nuk kalon në qetësi.
E gjitha me prapavijën e aludimëve të shumta rreth një premio të dhënë nga Tirana për Laçin, me qëllim që bardhezinjtë të ndalin Kukësin në betejën për titullin.
Figuron një raportim nga terreni i Supersport, lidhur me këtë situatë, e cila më vonë u bë virale në rrjete por klubi i Laçit e hodhi poshtë që mbrëmë ndlrsa ‘Sporti im’ e raportoi në kohë.
Sot klubi kurbinas reagon dhe publikon në faqen e tij zyrtare detajet: Ja ai:
Raegim:
“Reagim i detyruar, mbi lajmet që qarkullojnë për një premio dhënë Klub Futboll Laçit, me qëllim ndalimin e Kukësit. Në ndeshjen e djeshme janë shumë më të shumta arsyet pse Laçi duhet të fitonte.
Së pari për të lartësuar emrin e qytetit që përfaqësojmë, së dyti për tifozët tanë, së treti për investimet e bëra dhe realizimin e objektivit sezonal. Sigurisht, trajneri dhe stafi i tij, ashtu sikurse edhe futbollistët, kanë egon e tyre dhe duan të fitojnë në çdo ndeshje. Mjafton t’i hedhësh një vështrim tabelës së renditjes dhe kushdo e kupton se Laçi nuk kishte nevojë për asnjë arsye të jashtme për ta mundur Kukësin.
Ekipi ynë dha maksimumin dhe bëri atë që ka për detyrë çdo ndeshje. Asnjë qindarkë nuk ka ardhur në drejtim të klubit tonë, sikurse pretendohet. Ndaj, në respekt të garës, të kampionatit, të djersës së lojtarëve dhe stafit, si dhe të punës së bërë nga çdo faktor në KF Laçi, mediat dhe kushdo do të ishte mirë të mos aludonte me lajme të tilla“, -postimi i Laçit.