Futbolli i moshave, trofetë sipas grupeve…

Derbi i kryeqytetit me dy takime sot në ‘Selman Stërmasi’.
Tirana U-17 – Partizani U-17 (10:00) dhe Tirana U-19 – Partizani U-19 (12:00)
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se sot do të shpërndahen kupat për ekipet kryesuese të grupeve në kampionatet e moshave U-17 dhe U-19, Kategoria e Parë dhe Kategoria Superiore, me përfundimin e sezonit.
Trofetë do të jepen për kryesuesit e çdo grupi në ceremonitë përkatëse që do të zhvillohen në përfundim të ndeshjeve të ditës së diel.
Këto janë ndeshjet, oraret e sfidave dhe vendet ku do të përcaktohen kryesueset e grupeve respektive në të gjithë kategorive të moshave:
Tirana U-17 – Partizani U-17 / Kategoria Superiore – Grupit A, e diel, ora 10:00 stadiumi “Selman Stërmasi”.
Tirana U-19 – Partizani U-19 / Kategoria Superiore – Grupi A, e diel ora 12:00 stadiumi “Selman Stërmasi”.
Football Republic U-17 – Shkëndija Tr. U-17 / Kategoria Superiore, Grupi B, e diel ora 10:00 në kompleksin “Futboll Republica”, Petrelë – Tiranë.
KF Pogradeci U-19 – KF Teuta U-19 / Kategoria Superiore, Grupi B, e diel ora 12:00 në Pogradec.
KF Bylis U-17 – Apolonia U-17 / Kategoria e Parë, Grupi B, e diel ora 10:00 në Ballsh.
Lushnja U-19 – Football Republic U-19 / Kategoria e Parë, Grupi B, e diel ora 12:00 në Lushnje.
KF Shkodra U-19 – KS Kastrioti U-19 / Kategoria e Parë Grupi A, ora 13:00 në fushën e Shtojit, Shkodër.