Teuta thyen Tiranën, ndizet kampionati…

Kategoria Superiore java e 29: Teuta- Tirana 1-0 (E. Vila 27′)

Emiljano Vila me golin e shënuar në ‘Niko Dovana’ i hap punë Tiranës në rrugën drejt titullit.

Në takimin përmbyllës të javës së 29-të kryesfida Teuta- Tirana foli për vendasit durrsakë teksa përpos lojes me mendim për shumicën e kohës, u treguan edhe menaxhues të mirë të situatave përgjatë lojes.

Me një Frashëri dikur pjesë e bardhebluve në lartësi në portë, por dhe grinten e gjithë grupit, djemtë e Martinit merituan tri pikë.

Tashmë Teuta totalisht në valle për një vend në kupat e europës pasi diferenca me zonën euro shkurtohet në dy pikë.

Në fakt Tirana pati epërsi në fraksionin e dytë duke krijuar dhe raste. Gjithësesi, kësaj radhe krahët nuk i funksionuan mirë dhe Kobina e Kale, morën pak përsipër.

Me kalimin e minutave Egbo pritej të freskonte ekipin. E bëri me shumë vonesë atëherë kur Tirana ishte bërë ‘nevrike’.Dalja e Celhakës në fund me karton të kuq ( dy të verdhë), një tjetër shqetësim për kryeqytetasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!