Kupa dhe polisa e pasdites…

sportiim2

● Tirana-Besëlidhja, Vllaznia-Teuta, Apolonia-Kukësi dhe Bylis- Skënderbeu, nisin në orën 17:00 takimet e vajtjes së Kupës së Shqipërisë në turin çerekfinal.

● Muzeu ‘Mondo Milano’, ka rihapur dyert e tij, duke respektuar të gjitha masat e nevojshme të sigurisë. Në të janë vendosur gjithçka lidhet me 120 vitet e historisë së skuadrës së Milanit.

● Një nga anëtarët e Dinamos së Bukureshtit rezultoi sot pozitiv. Përfundimi? Anullohet ndeshja e Dinamos me Çindia. Kampionati rinis nesër…

● Diego Godin dhe Matias Vesino vazhdojnë punën e diferencuar në ‘Appiano Gentile’. Ndonjë mrekulli mund të bëjë që ata të jenë gati për të shtunën ndaj Napolit në kupë.

● Në La Liga përpos Barcelonës dhe Realit, në luftë për dy vende në Champions League do të jenë Atletiko Madrid, Valencia, Sevilja, Betis dhe surpriza Getafe.

● Bajerni i Mynihut u kualifikua mbrëmë në Kupën e Gjermanisë ndaj Eintraht (2-1) përmes një goli të diskutuar shënuar nga Levandovski. Klubi e shpërndan në Twitter.

Das Tor zum Finale! 😍💪

— FC Bayern München (@FCBayern)https://t.co/JfLq8qlZrTJune 11, 2020

?>