FIFA toleron klubet për të dalë nga kriza…

Në një komunikim me mediat, FIFA ka konfirmuar se do të lejojë hapjen e dritares së transferimit para përfundimit të sezonit të vonuar 2019-2020, në mënyrë që të ndihmojnë klubet gjatë emergjencës së pandemisë koronavirus.

COVID-19 dhe ndërprerja për shkak të tij, ka goditur shumë klube në të gjithë botën, duke krijuar një pasiguri të madhe e vendosur në pikëpyetje të ardhmen e shumë klubëve.

Kontrata pafund të lojtarëve skadojnë në qershor, duke i lënë ata zyrtarisht të lirë, pavarësisht rifillimit të aktiviteteve.

Nënshkrimet e reja do të krijonin munësinë e aktizvizimit në ndeshjet e mbetura të 2019-2020. FIFA bëri të ditur se kjo praktikë lejon lojtarët të kenë mundësinë të luajnë për tre klube të ndryshme gjatë edicionit 2020-21.

Në këtë mënyrë, FIFA ka ofruar rregulla të reja mbi situatën me udhëzime për palët e prekura nga efekti i krizës. Regjistrimi i lojtarëve të rinj do të lejohej përpara përfundimit të sezonit aktual si dhe dritarja e transferimeve mund të hapet përpara përfundimit të këtij edicioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!