Femra/ Vllaznia ruan kreun, Apolonia ‘zhdëp’ Maliqin

sportiim2

Java e dytë e ndeshjeve të Kampionatit të futbollit për Femra pas rifillimit të kampionatit përkon me të 11-tën javë.

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 11-të në 5 përballjeje. Spikat fitorja e thellë e Apolonisë me rezultatin 17-0 ndaj Maliqit, ku protagoniste kryesore ishin Goro dhe Iljadhi, të cilat realizuan nga 5 gola.

Tirana AS mposhti me rezultatin 4-1 Juban Danjën, ndërsa Kinostudio regjistroi një tjetër rezultat të thellë, pasi mundi me shifrat 11-1 Dajtin. Teuta mundi me vështirësi Bilisht Sportin 1-0.

Në takimin ‘BIG’ të javës,Vllaznia triumfoi ndaj AAS me rezultatin 7-1 duke ruajtur kryesiminme 33 pikë të grumbulluara pas 11 javësh.

Ndjek Apolonia me 28 pikë, që vazhdon të mbajë hapur garën për titull.

Java 11, rezultate:

Apolonia – Maliqi 17 – 0KF Teuta – Bilisht Sport 1 – 0Tirana AS – Juban Danja 4 – 1Kinostudio – Dajti 11 – 1Vllaznia – AAS 7 – 1

?>