Dinamo: ‘Mjaft na sulmuat’

” Duke marrë shkas ndaj publikimit të një artikulli disa minuta më parë në “Panorama Sport”, FK Dinamo dëshiron të njoftojë mbarë opinionin publik, si dhe e ndjen për detyrim vetëm ndaj tifozerisë Blu, të sqarojë edhe njëherë se klubi blu nuk ka asnjë lloj detyrimi, si dhe asnjë çështje rrogash të prapambetura.
Në momentet që flasim, asnjë lojtar si dhe asnjë pjesëtar i stafit të ekipit nuk është larguar. Lojtarët Pontrelli e Dovidio si dhe drejtori sportiv Enzo Passarelli dhe preparatori Roberto, kanë mbetur në Itali vetëm si pasojë e situatës së krijuar prej Covid-19.
Ky sulm vjen menjëherë pas rezultatit pozitiv që ekipi mori në fundjavë, dhe nuk është hera e parë që persona që punuan kundër klubit dhe u përpoqën të tejkalonin kompetencat, përpiqen të destabilizojnë situatën në këto momente kur ekipi po përpiqet që të ringrihet nga themelet!
Sa për seriozitetin në drejtim të skuadrës, këtë do i’a lëmë kohës.
Klubi po konsultohet me avokatët dhe në rast se këto sulme vazhdojnë, do të merren të gjitha masat që çështja të ndiqet në rrugë ligjore! “- shkruan Dinamo në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!