Mbyllet futbolli i femrave, Çelsi kampion…

Kampionati anglez i futbollit për femra është shpallur i përfunduart për sezonin 2019-20, ndërkohë që titulli i kampiones iu dha skuadrës Çelsi të Londrës.

Federata Angleze e Futbollit e mori këtë vendim, duke marrë parasysh pamundësinë e vazhdimit të sezonit për shkak të paqëndrueshmërisë dhe kostove të larta shëndetësore për sigurinë e lojtareve.

Në kohën e ndalesës për shkak të koronavirusit, në fakt në vendin e parë në renditje ishte Mançester Siti, me një pikë para Çelsit, por kjo e fundit kishte luajtur një ndeshje më pak.

Ndërkohë, skuadra e Liverpulit zbriti një kategori më poshtë për sezonin e ardhshëm, ndërsa Aston Vila u ngjit në futbollin elitar të femrave në Angli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!