Maradona-Gimnasia, divorci dy muaj larg…

Aventura e Diego Armando Maradones në La Plata, ku zbriti 8 muaj më parë për të drejtuar skuadrën Gimnasia, duket është drejt fundit, pavarësisht nga shenjat pozitive të pak kohëve më pare midis palëve.

Kur kanë mbetur edhe vetëm dy muaj kohë për të rinovuar kontratën, avokati i Maradonës, Matias Morla, gishtin e akuzës e drejton nga klubi Gimnasia. “Diego ka dhënë gjithçka te Gimnasia. Ai kurrë nuk ka anashkaluar një ndeshje edhe duke sfiduar rekomandimet e mjekut. Maradona do të donte të vazhdonte. Por, të njëjtët njerëz që dje shkuan ta kërkojnë, sot dëshirojnë ta shkarkojë atë,”– deklaron ai.

Përgjigja e presidentit Pellegrino erdhi përmes mikrofonave të radios “La Redonda: “Ne ofruam një rinovim në të njëjtat kushte, të cilat, dëshiroj t’ju kujtoj, paraqesin një përpjekje të madhe për ne. Për fat të keq, propozimi ynë u refuzua”,– zbuloi numër një i klubit, që me Maradonën në pankinë, ka grumbulluar 7 fitore, 8 humbje dhe 5 barazime pa mundur të çlirohet nga zonat e nxehta të renditjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!