Barça ruajti sekretin, 7 persona kaluan COVID-19

Sipas ‘RAC1’ janë pesë lojtarë dhe dy pjesëtarë të stafit teknik nga skuadra e parë të Barcelonës, teksa javë më parë, kanë kontraktuar Covid-19.

Sipas informacionit të siguruar nga radio ‘Grupo Godó’, këto janë raste të shkuara. “Testet e 6 majit treguan se pesë lojtarë dhe dy teknikët kishin qenë pozitivë për virusin, duke e kaluar më pas atë“,- thonë burimet teksa nuk përmendin emra.

Më vonë asnjë rast tjetër pozitiviteti te blaugranët e Kike Setien nuk doli pozitiv. Ekipi është stërvitur i plotë nga mëngjesi i djeshëm.

Të gjithë lojtarët janë duke bërë mirë dhe janë në gjendje optimale për sfidën në ishullin Majorka me vendasit me të njëjtin emër. Ndeshja në program me 13 qershor ora 22:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!