Ringjallet Verder, fundos Shalken në transfertë

Nëse merkato e Milot Rashicës varet jo pak nga qëndrimi apo jo i Verderit në Bundesligë, sot menaxherët që e duan në klube të tjerë, kanë marrë përgjigje ‘negative’.

23-vjeçari nga Vushtrria dhe skuadra e Verder Bremen, ia doli të fitojë 0-1 në transfertën e Shalkes, duke u futur seriozisht në valle për të qëndruar.

Vetë mesfushori kosovar dha asistin e golit, ndërsa më pas u zëvendësua nga trajneri pas problemit që mbart në kofshën e majtë.

Në takimet e tjera, Hertha e Bruno Labadisë vijon të shënojë progres të madh. Edhe sot Hertha fitoi në shtëpi 2-0 me Augsburg, duke u afruar me zonën ‘euro’.

Mainz mundet nga Hofenheim 0-1 teksa Volfsburg dhe Eintraht u ndanë në barazim 1-0. Pas pak ditën e mbyll Bajerni i cili pret në ‘Allianz Arena’ Fortuna Duseldorfin e Valon Berishës.

Rezultate sot:

Volfsburg-Eintraht Frankfurt 1-1

Hertha Berlin-Augsburg 2-0

Mainz-Hofenheim 0-1

Shalke-Verder Bremen 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!