Kupa e Italisë, të mëdhatë kundra…

Sapo u dha drita jeshile nga qeveria italiane për të nisur me aktivitetet sportive, në Itali vijnë kontestimet e para.

Mësohet se Juventus, Milani dhe Inter,nuk e morën mirë idenë e rifillimit të të Kupës së Italisë.

Kjo u zbulua nga La Gazzetta dello Sport, e cila tregon se si klubet do të kishin preferuar të fillonin paraprakisht me rikuperimet e javës së 25-të, në vend që të ktheheshin në fushë të parët. E gjitha për të fituar në kohë.

Por dhe brenda kompeticionit të kupës ka risi. Ka të ngjarë që ndeshjet gjysmëfinale të Kupës të mos përfshijnë kohë shtesë por vetëm penallti. Gjithnjë nëse do ketë barazim teknik pas 90 minutave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!