“Stop”, basketbolli europian mbyll garat…

Loja e koshit në kontinentin e vjetër ka vendosur të ndalë përfundimisht ndeshjet për Euroleague dhe EuroCup, për shkak të pandemisë me Covid-19, veprimtari këto të pezulluara që nga 12 marsi.

Gjithçka është zyrtarizuar pas asamblesë së sotme, ku Jordi Bartomeu u ka propozuar 11 skuadrave pjesëmarrëse (Real Madrid, Barcelona, Baskonia, Panathianaikos, Olympiacos, Fenerbahce, Efes, CSKA, Maccabbi Tel Aviv, Armani Milano, Zalgiris Kaunas), për ta mbyllur përfundimisht garën.

Ky vendim i pritur në botën e koshin kontinental, erdhi edhe pas një video-konference të organizuar nga presidenti Jordi Bartomeu të shtunën, ku mjaft basketbollistë shprehën bindjen për mbylljen e sezonit sportiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!