Shpërthen Idrizi: ‘Adnan Polat, do përgjigjet ligjërisht’

Sinan Idrizi, administratori i Flamurtarit të Vlorës, shpjegoi në ‘Opinion’ në televizionin Klan se akuzat e ish presidentit të Gallatasarajit, lidhur me personin e tij, do të marrin përgjigje spektakolare në gjyq.

Në fakt, Idrizi pranoi këstin prej 3.5 milion dollarë që Adnan Polat kishte kaluar në një numër llogarie të kompanisë së Idrizit. Ai tha gjithashtu se kishte takuar disa herë presidentin e Turqisë, Taip Rexhep Erdogan, por me diplomaci iu shmang miqësisë me kryeministrin shqiptar Edi Rama duke saktësuar se ai njihej vetëm me deputetin e Vlorës. Nuk dha një përgjigje lidhur me pasuritë personale por tha se 41% te kompania e fluturimit ‘Air Albania’ janë djersë e tij prej 30 viteve biznes.

Historia:

Në 3-4 mediat e mëdha turke ka qarkulluar lajmi se ish-presidenti i Gallatasarajit, Adnan Polat, kishte marrëveshje me Idrizin për blerjen e një kompanie karburantesh, Global Fluids International, për 17 milionë dollarë. Sipas akuzës që është bërë në Prokurorinë e Stambollit nga vetë Polat, ai i kishte dhënë paradhënie Idrizit 3,5 milionë dollarë për të mbyllur marrëveshjen. Aty theksohet se Idrizi në mënyrë abuzive kishte shtyrë finalizimin e marrëveshjes për periudhën gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.

Sipas Polat, Idrizi më pas e kishte lajmëruar se nuk mund të bëhej biznesi, duke mos kthyer shifrën e depozituar si kapar duke nënkuptuar se ishte pala turke ajo që nuk kishte përmbushur detyrimet.

E ardhmja:

Pritet një duel i gjatë në seanca gjyqësore në Stamboll. Idrizi pretendon se do hapë edhe një tjetër çështje penale në Tiranë për prishje imazhi. Në deklarata, administratrori i Flamurtarit, duket i sigurtë në problematikën aq të zhurmshme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!