Pali: ‘Moti na mban në Pezë’

sportiim2

Ndryshimi i mënjëhershëm i motit nga diell në shi, ka prishur planet e Laçit për tu stervitur në terren.

Mbrëmjen e djeshme klubi njoftoi se skuadra pas tri ditëve në Pezë do spostohej në shtëpi por paraditen e sotme gjithçka është ndryshuar.

Sipas zëdhenësit për shtyp të bardhezinjëve Dario Pali, stafet dhe futbollistët janë lajmëruar se edhe sot ata duhet të marrin udhën drejt Pezë-Helmës.

‘Po ndryshuam kurs. Kishim vendosur kthimin në Laç por dhe sot do jemi në Pezë pasi moti na dikton. I kemi njoftuar të gjithë për këtë lëvizje. Stervitja do jetë në Pezë duke nisur nga ora 17:00‘- tha Pali

?>