Stadiumi/ Demi: Investimi më i madh në Ballkan


Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka të drejtë të krenohet me arritjet e deritanishme në krye të të kuqve.

Pasi e mori klubin me më shumë tifozë në vend në një nivel mjeran, ia doli ta ngjisë në Superiore, ta dërgojë në kupat e Europës, t’i japë titullin kampion pas 26 viteve pritjeje dhe më në fund t’i krijojë folenë e re infrastrukturore.

“RTSH Sport”, vizitoi stadiumin e ri në ndërtim të Partizanit dhe pyeti presidentin Demi lidhur me arritjet dhe problematikat që shoqëruan klubin.

Stadiumi i ri?

“Investim i madh për Partizanin. Këtu për momentin nuk ka asnjë investim nga Federata dhe qeveria. Edhe kjo është për të qeshur. Ne kemi marrë disa gërxhe toke nga shteti dhe nëse mund ta quajmë përfitim, duhet ta gjykojë publiku. Ne s’kemi marrë tokë për përfitim personal, por do përfitojë zona dhe brezat e ardhshëm.

Mbështetje ?

Pres nga shteti apo Federata, sepse ky është investimi më i madh që bëhet në Shqipëri për futbollin, sepse këtu do rriten breza. Në fund këtu do vijë Duka me drejtuesit europiane dhe jam i sigurt se do gëzojë më shumë se për stadiumin “Air Albania”.

Këtu s’do ketë vetëm futboll dhe do ketë edhe sporte të tjerë nga tenisi, noti, etj. Le ta shohë vetë Federata dhe të lëshojë ndonjë fond serioz. Le të jemi pak euforike, sepse unë e kam si natyrë dhe të themi është investimi më i madh në Ballkanin e vogël, përsa i përket futbollit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!