Granit Xhaka mezi pret në zbresë në fushë!

Mesfushori kosovar Granit Xhaka, që luan me skuadrën e “topçinjëve” të Londrës kënaqësinë e jashtëzakonshme për daljen nga karantina dhe kthimin në fushën stërvitore, nuk e ka fshehur, por ka dashur ta ndajë me fansat e tij.

Ai, para pak çastesh, sapo ka zbritur në fushën stërvitore të Arsenalit për të nisur përgatitjes për rifillimin e Premier League, ka bërë disa foto në cilat i postuar menjëherë në faqen e tij në Facebook.

“Përshëndetje të dashur! Në grupe të vogla jemi kthyer në stërvitje. Nuk mund t’ju them se si jam i lumtur të rraf me kolegët e mi përsëri . Edhe pse jemi ende larg punës normale! Ju uroj një fundjavë të mbarë dhe qofshi të shëndetshëm!”, shkruan në faqen e tij në rrjetin social, mesfushori Granit Xhaka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!