Roland Luçi: “Jam kundër rifillimit të kampionatit”

sportiim2

Roland Luçi: “Jam kundër rifillimit të kampionatit”

Luçi: Rifillimi? “Një karikaturë në kushtet e një ambienti festiv”

Roland Luçi nga Austria, e shikon me skepticizëm rifillimin e futbollit në Shqipëri. Ish- sulmuesi i Vllaznisë dhe ekipit tonë kombëtar, argumenton se rreziku është prezent dhe se vende si Shqipëria nuk janë aftë të bëjnë sport në kushte pandemie.

Pro, kundër?

‘Jam kundër rifillimit”– deklaron shkodrani për Radio Tirana. “Do ketë njerëz me maska. Në pankinë me maska. Do të thotë një karikaturë në kushtet e një ambienti festiv që do ta trasmetojë te masa e gjërë sportive. Një pamje negative, krejt në të kundërt. Prandaj them nuk duhet të fillojë. Ky sezon ka marrë fund. E shoh diçka formale diçka në letër pa kurrëfarë interesi.

As për telespekatorët se për spektaorët nuk bëhët fjalë. Duhet që në stadium ku luhet të ketë tifozë.Të vendosën duke ruajtur distancën apo alternuar rreshtat. Ndoshta duhet luajtur për të përmbushur disa parametra të kontratave televizive. Thjesht ana formale e ekzistencës.”

Tare thotë, katastofë sociale nëse nuk nis futbolli…

“Nuk është e thënë të jem dakort me Igli Taren. Argumentet janë të ndryshëm. Dje në Austri, është dënuar LASK Linz që para pak ditësh, qenka stervitur në grup. Ku të çon mushka…

Kur ti nuk arrin të stervitesh në grup si do luash pas pak ditëve në grup. I bie hajde të futemi në shfaqje e të japim shfaqje kolektive. Është e pamundur. Si një trupë teatri që përgaitet veçmas dhe pastaj, ejani të japim shfaqje bashkë.

Është e mundur teorikisht, por do thoja një shfaqje qesharake. Jep imazh të keq te ata që e duan futbollin. Ndaj ky sezon ka marrë fund, nuk mund të vazhdojë”- tha Luçi sot.

?>