Alban Xhaferi ‘basketbollisti’ i duhur për futbollin shkodran…

Nga:Isuf Myrtaj

Më parë ishte dëgjuar se për Vllazninë, interesohej ish-presidenti i klubit Valter Fushaj. Më pas, disa orvatje nga presidenti i nderit te Kukësi, Safet Gjici dhe tani nga presidenti i basketbollit të Vllaznisë, Alban Xhaferi.

Klubi i futbollit Vllaznia, deri tani pronë bashkie, e ka gati zgjidhjen. Gjithnjë nëse nuk operohet me ‘fatura’ të së shkuarës dhe ‘shkopinj nën rrota’.

Ai është Alban Xhaferi, presidenti aktual i skuadrës shkodrane të basketbollit. Është e vertetë që kam shfaqur interes për të marrë klubin e futbollit Vllaznia.

Kam biseduar spontanisht me drejtuesit e lartë vendor. Tani jam duke pritur se çfarë do të ndodhë nga ana e drejtuesëve më të lartë të Bashkisë së Shkodrës,“- janë disa nga deklaratat e forta të Xhaferit, dhënë për ‘Panorama sport’.

Sakaq, edhe pse pandemi globale, bizensmenë dhe sipërmarrës, i ‘shtrijnë dorën’ sportit shkodran. Futbollit në veçanti. Aq i përgjumur për vite me radhë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!