Joviç “i pafat”, në Madrid apo Beograd?

Edhe pse La Liga spanjole po bëhet gati të ristartojë në mesin e qershorit, futbollisti serb Luka Joviç, i ardhur te “los blancos” nga gjermanët e Eintrahtit, duhet të vazhdojë “pushimet”. Ai ka qenë i pafat, pasi është aksidentuar, dëmtim që do ta mbajë edhe 2 muaj futbollistin larg fushës së futbollit.

Sipas tabloidit spanjol “As”, lojtari serb ka dëmtuar thembrën e këmbës së djathtë në tarracën e shtëpisë së tij në Madrid. Ndërkohë, sipas gazetës serbe “Kurir”, dëmtimi i Luka Joviçit, që do ta mbajë 2 muaj larg futbollit ka ndodhur në shtëpinë e tij në Beograd.  

E vërteta fshihet. Ku është dëmtuar Joviç, në Madrid apo Beograd? Gjithsesi, futbollistit do t’i duhet të qëndrojë 2 muaj larg fushave të futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!