Përfundon ushtrinë/ Son praktikanti ushtarak më i mirë…
Nuk mungon jehona nga klubi i Totenhem: “Son do kthehet në Londër javën e ardhëshme”.
Futbollisti i Totenhem Heung Min Son, reduktoi shërbimin ushtarak të detyruar për vendin e tij Korenë e Jugut, pasi së bashku me skuadrën koreane, kohë më parë, arriti të mundë 2-1 Japoninë në finalen e lojërave aziatike.
Gjithësesi, mediat e ndryshme sportive, nënvizojnë faktin se Heung Min Son pas angazhimit të muajëve të fundit, ka përfunduar trajnimin ushtarak në Kore të Jugut duke mbyllur me sukses detyrimin që ofron vendi aziatik.
Madje sulmuesi i skuadrës së Murinjos në Premier League, mori çmimin për performancën më të mirë për përsosmëri në grupin e tij të praktikantëve.
Sakaq, Son pati një operacion në krahun e tij në Korenë e Jugut, para se të imponohej me detyrimin ushtarak. Pas rekuperimit, një muaj ushtri erdhi dhe nga fakti se futbolli ishte i pezulluar prej pandemisë COVID-19. Son pritet ti bashkohet Totenhemit javën e ardhëshme.