Gjermania, “lokomotivë” edhe në sport…
Bundesliga nxiton, Gjermania dëshiron ta provojë veten si “lokomotiva” e Europës edhe në futboll. Pasi mori dritën jeshile nga Angela Merkel, Federata Gjermane e Futbollit njoftoi se do të rifillojë ndeshjet e Bundesligës që të premten e 15 majit.
Disa klube do të kishin dashur edhe një javë më tepër në dispozicion, pasi skuadrat kanë nisur stërvitjen së bashku vetëm të hënën. Por për gjermanët nuk ka kohë, nga që duan të përfundojnë deri më 30 qershor.
Liga, sot do të nxjerrë kalendarin e ndeshjeve, duke marrë në konsideratë gërshetimin e tyre edhe me kupën, të cilës i mungojnë dy gjysmëfinale dhe finalja që gjithashtu do të caktohet.
Përveç psherëtimave të lehtësimit për rifillimin e futbollit, në Gjermani kanë nisur edhe polemikat e hidhura nga sportet e tjera. Veçanërisht ato olimpike, me sportistë që nënvizojnë privilegjet e botës së futbollit.
Lotar Mateus është padyshim në mesin e atyre që janë në favor të rihapjes. Ai si nga komentatorët e Sky Germany, ka shkruar: “Futbolli është ilaçi i psikikës. Nëse rifillimi funksionon, shumë do të imitojnë Bundesligën”.
Në opozitë një politikan i SPD, i cili është edhe pse aleat i Merkelit në qeveri. Karl Lauterbash, profesor i epidemiologjisë ka folur për “farsën” me protokollin e higjienës dhe sigurisë së lojtarëve. “Rinisja e kampionatit është një sinjal fatal, një vendim i rremë dhe tregtar,” – ka thënë Lauterbash dje.
Brenda Ligës, Verder dhe Mainz ishin kundër rifillimit më 15 maj. Në Bremen flasin për “gare të shtrembëruar”. Fortuna dhe Nuremberg gjithashtu kundërshtojnë. Sot, gjithçka do të vendoset në asamblenë e jashtëzakonshme, por mbi të gjitha, do të zyrtarizohet nga ku do të fillojnë.
Bundesliga u ndalua në 13 mars, katër orë para fillimit të ndeshjes Fortuna Dyseldorf-Paderborn, për javën e 26-të, takim që do të bëjë edhe ristartin e Bundesligës më 15 maj.
Liga gjithashtu do të përcaktojë edhe të drejtat televizive të ndeshjeve live, vetëm për tregun gjerman apo edhe atë ndërkombëtar. Bundesliga do të përpiqet të shmangë lënien e saj pas dyerve të mbyllura dhe pa TV.