Gjermania lider në ‘fushë’, nis më 22 maj…
Gjermania mbetet lider jo vetëm në mirëmenaxhimin e situatës koronavirues por edhe në përqasjen drejt stabilizimit të futbollit të luajtur në Ligat 1 dhe 2.
Kështu shteti federal gjerman, ka vendosur se futbolli në Bundesligën 1 dhe Bundeligën 2, do të rinisë më 22 maj. Për 9 javët e mbetura intensiteti do jetë i lartë dhe skuadrat do mbyllin llogaritë me këtë edicion në 30 qershor.
Kancelarja Angela Merkel, e cila dha dritën e jeshile për rifillimin e kampionateve në Gjermani, përshendeti me një frazë: “Natyrisht do të jetë e nevojshme të bëhet kështu me standarde adekuate të higjienës ”.
Ndërkohë nuk ka asnjë pakt me tifozët. Ata janë të ndaluar ti drejtohen impantëve deri në fund të gushtit.
Ndërkaq Italia, Spanja, dhe Anglia kampinaetet e tjera të elitës europiane ende nuk kanë përcaktuar datat zyrtare. Franca me Ligë 1, e ka mbyllur sezonin, paçka se disa klube i janë drejtuar gjyqit…