Union Berlini pa trajner, largohet Fisher…

Të shtunën, Bënig dhe Hofman, do të jenë në krye të pankinës së skuadrës berlineze për ndeshjen kundër Bayern Mynihut

Union Berlin të shtunën do të përballet kundër Bayern Mynihut, për javën e 26-të, që shënon edhe rifillimin e Bundesligës. Por në pankinën e skuadrës berlineze nuk do të jetë trajneri i saj Urs Fisher.

Klubi gjerman e ka bërë të njohur një gjë të tillë nëpërmjet një komunikate për shtyp, duke deklaruar se largimi i Fisherit bëhet për arsye personale, që nuk lidhen me koronavirusin apo protokollin për rifillimin e aktiviteteve sportive.

Para kësaj emergjence, skuadra iu është besuar zv.trajnerëve Sebastian Bënig dhe Markus Hofman, të cilët do të përgatisin ndeshjen kundër bavarezëve. Ndërkohë, i gjithë skuadra berlineze është testuar për herë të katërt dhe të gjitha testet kanë qenë negativë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!