FIFA/Montaljani: ‘Po shohim për futboll kalendarik’

Bota e futbollit për shkak të koronavirusit, mund të marrë një drejtim tjetër organizativ. Po diskutohen modalitete, data organizative, afate. E kanë pranuar periodikisht vetë drejtuesit më të lartë të futbollit botëror.

Zëvendëspresidenti i FIFA-s Viktor Montaljani, sheh larg. Nëse në mes të prillit krahu i djathtë i Infantinos, shprehej se ‘nuk shihte futboll me publik për 2020-tën’, tani avancon më tej…

Ne kishim filluar të mendojmë se si të vendosim një kalendar të ri deri në vitin 2024, ndërsa tani me këtë krizë kemi nevojë për përgjigje të menjëhershme.

Nuk është një ide për tu hedhur poshtë, ajo mund të jetë një zgjidhje në funksion të dy viteve të ardhshme dhe Kupës së Botës ”.

Sa duket, sinjalet që vijnë nga numri 2 i FIFA-s, aktualisht president i ‘Concacaf’, kthehen në temë diskutimi veçanërisht për konfederatat dhe federatat .
Këtu në Amerikë ne tashmë luajmë sipas kalendarit të vitit kalendarik, mbase është një zgjidhje që mund të bëhët edhe në Evropë dhe Afrikë. Një mundësi për tu diskutuar në nivel kombëtar dhe kontinental “-tha zëdhëns presidenti i FIFA-s Viktor Montaliani për ‘Radio Sportiva’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!