Gara të garantuara, Silverstone prin pilotimin

Prej javësh Formula 1 është vënë në dyshim për të zhvilluar garat zyrtare. Për më tepër, 10 garat e para ose janë anuluar, ose janë shtyrë.

Por ‘nderin’ e këtij sporti masiv të FIA-s aktualisht po e mbajnë fort dy vende orgnaizatore siç janë Anglia e Hungaria.

Sipas asaj që raportojnë mediat përtej adriatikut, Çmimi i Madh në Silverstone (Angli) dhe Hungaroring (Hungari) në Formula 1 do të zhvillohen. Natyrisht pa tifozë për shkak të Koronavirusit global.

Organizatorët e këtyre dy garave kanë vendosur e përcaktuar edhe datat. Gara e Anglisë do të zhvillohet më 19 korrik, ndërsa ajo e Hungarisë më 2 gusht.

Nuk ka qenë një vendim i lehtë, por duke parë situatën, kemi vendosur ta zhvillojmë garën në kushtet maksimale të sigurisë së njerzëve”, – tha drejtori i pistës Silverstone, Stuart Pringle.

Sakaq, gara e Anglisë pritet të zhvillohet pas asaj austriake së Spielberg, më 5 dhe 12 korrik. Gjithnjë nëse konfirmohet. Aty ku Ros Braun e quan pisten e Red Bull si zgjidhja më e mirë në kohën e koronavirusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!