Duka nën ‘akuzë’, klubet duan racionet… e UEFA-s

Pas Partizanit ankohet Lushnja, të tjerë klube gati të ‘shpërthejnë’ për fondin e UEFA-s.

Kur sekretari i përgjithshëm i Partizanit, Gerald Burba, u shpreh se një pjesë e madhe e fondeve të UEFA-s ka shkuar për një klub proviancial si verilindorët, Kukësi reagoi menjëherë dhe pasi argumetoi se meriton mbështetjen gjithçka u duk se u ‘fik’.

Por pas polemikes numër 1, teksa Federata Shqiptare e Futbollit i deklaroi 3,2 milione euro Kukësit, është Lushnja që ngre zërin duke e akuzuar hapur FSHF-në, se vepron me shumë standarte.

Ndërkohë proporcioni prej 75% të buxhetit ndihmës të UEFA-s, alokuar vetëm një klubi, mund të sjellë të tjera kundërshti. Kështu përpos Partizanit, Lushnjës edhe klube të tjerë si Laçi, apo Besa e Besëlidhja, etj, janë gati të shpërthejnë.

Kurbinasit, edhe pse gjatë dekadës së fundit kanë marrë pjesë 6 herë në Europë e kaluar dy ture teksa kanë fituar 2 Kupa e një Superkupë, ende nuk kanë një stadium, të kompozuar me shkallë në të katër anët. Për të mos folur me tej për impiant ndriçimi.

Edhe Besa plot histori e Besëlidhja e Lezhës, ‘nyje‘ e Shqpiërisë së ‘madhe’, nuk i ‘vërshëllehet’ asnjëherë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!