Xhixha: ‘Aventurë turke? Pyesni klubin…’

Sot radha e një futbollisti bardhezi për të dhënë konsideratën e tij në ‘FanZone” te Supersport. Ishte sulmuesi i dalluar, 21 vjeçari Redon Xhixha ai që me pak ndrojtje ‘televizive’ dha përgjigje lidhur me Laçin, karantinen dhe ofertat personale.

Fubollisti kuqezi deri në 21 vjeç, nuk ra në ‘grackë’ kur u pyet lidhur me një mundësi largimi drejt Turqisë…Gjatë sezonit aktual ka shënuar 9 gola.

I mërzitur me ndalesën?
Kjo ndalesë nuk më ka bërë keq vetëm mua, por të gjithë futbollistëve. Isha në një formë të mirë dhe po shënoja gola, por virusi na ndaloi.”

Do të ishit dakord me pezullimin e kampionatit dhe Laçin që të luante në Europë?
Mirë do ishte, por ne të gjithë duam ta meritojmë atë në fushë. Të luash te Laçi unë kam një plus, sepse jam nga ky qytet. Njerëzit më duan të gjithë më përshendesin në rrugë dhe ndihem mirë. Laçi nuk ka objektiva të mëdha, thjesht objektiv është ndeshja e radhës.”

Është folur për oferta nga Turqia për Xhixhën?
Ndoshta ka pasur kontakte mes klubeve, por unë nuk di gjë dhe jam informuar vetëm nëpërmjet mediave.”

Sa kohë mendoni se do t’ju duhet për t’u rikthyer sërish në formë?
“Kur të fillojmë stërvitjen, duhet të kemi dy javë e gjysmë stërvitje që ta marrim veten. Të rrish dy muaj pa stërvitje, do jetë një lodhje e madhe kur të nisë kampionati.”

Shpresoni një transferim këtë verë?
Si çdo futbollist, edhe unë kam dëshirë që të luaj jashtë në një kampionat më të madh. Kur të vijnë ofertat do ulem të bisedoj me klubin, me presidentin pasi më dhanë mundësinë të luaj me këtë ekip.”

Festa e golit si Paitek?

Jam tifoz i sulmuesve që janë në formë e për këtë arsye festoj si ata. Kam festuar fiilimisht si Grizman më pas si Piatek, dhe në fund si Ronaldo. Për momentin askush nuk është në formë…”

Goca të bukura?

Edhe në Laç edhe në Tiranë ka vajza të bukura, por në kryeqytet ka më shumë. Unë jam 21 vjeç dhe duhet ta mbaj mendjen te futbolli”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!