Idrizi: ‘Flamurtari nuk zbret në fushë’

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, është shprehur se nuk do ta lejojë skuadrën e tij të zbresë në fushë pa pasur garanci nga Ministria e Shëndetësisë.

Kaosi për të luajtur futboll elitar në Shqipëri për këtë edicion, përndiqet nga shumë faktorë. Në rrethanat e pandemisë globale, jo vetëm institucionet përgjegjëse por dhe klube të caktuar kanë qëllime dhe propozime të ndryshme.

Së fundi klubi i Flamurtarit, duket se nuk do pranojë të nisë garën sezonale. Kreu i klubit vlonjat mendon se rreziku i infektimit të lojtarëve është prezent…

Sinan Idrizi dha disa argumente në “TvT” .

“Nëse Ministria e Shëndetësisë më jep garanci që nuk më ndodh gjë, as lojtarëve të mi, por as të mysafirëve, dhe askush nuk më merr mua si shkaktar të sëmundjes së dikujt tjetër, atëherë patjetër që nisim.

Por unë nuk e nxjerr ekipin pa u qartësuar. Se nuk e di se çfarë do të ndodhë nëse infektohet dikush në lojë, pasi me ligj ndëshkohem unë si organizator. Një lojtar për shembull thotë u sëmura në Vlorë gjatë ndeshjes me Flamurtarin, kush do ta mbajë përgjegjësinë e kësaj?

Çdo skenar është në tavolinë, ky është një moment shumë i mirë që diçka të ndryshojë në futbollin shqiptar. Unë e kam thënë se futbolli shqiptar e ka humbur masivitetin. Nuk janë më qytetet në Shqipëri në lojë. Unë i qëndroj kësaj: 1. Ligji për Futbollin, dhe 2. Masivitet me skemën.

Bashkitë nuk kanë shanse që të japin më (lekë), pasi jemi në krizë, jemi në luftë apo jo? Ne themi kur do të fillojë kampionati, por atë po e pezullon Franca, po e pezullon Holanda. Çfarë humbje kemi ne nga marketingu, nga e drejta televizive, çfarë humbje kemi ne nga biletat?”, – tha Idrizi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!