Flamengo thur plane, 62 punonjës pa punë…

● Pak javë më parë presidenti i klubit Rodolfo Landim i ofroi çek të bardhë trajnerit, sot lajmëron krizën…
Kriza e lidhur me pandeminë Covid-19 e cila po përshkon anembanë botën, krijon kohë të vështira edhe në Brazil.
Ekipi i Xhorge Zhezus, Flamengo, titullmbajtësi i ‘Copa Libertadores’, duket se ka hyrë në një krizë të rëndë. Vetë tekniku kaloi COVID-19…
Sipas ‘Globoesporte’ dhe mediave të tjera lokale në Brazil, këto ditë klubi do të komunikojë largimin nga puna te një numri të madh punonjësish.
E gjitha për të krijuar një kursim mujor prej afro 500 mijëra eurove. Paçka se në çdo rast, largimet nga puna (62 në total), nuk do të kalojë 10% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve.
Edhe shkurtimi i pagave të lojtarëve do jetë në plan të ditëve të ardhëshme. Ndërkaq situata e re, ka sjellë indinjatë jo vetëm te të larguarit e parë por dhe tifozët pasi shumica e tyre, janë anëtarë të atyre që punojnë në klub.
