Regres në Spanjë, La Liga në rrezik…

Ministri i Shëndetësisë: “Nuk mund t’ju them tani nëse futbolli profesional do të jetë në gjendje të rifillojë aktivitetin e tij para verës”

Mbetet në kufinjtë e së panjohures mundësia që kampionati i Ligës 2019-20 në Spanjë të mund të rifillojë në afate të shkurtëra apo të mesme.

Pa përjashtuar mundësinë që ajo të anulohet siç ka ndodhur me sporte të tjera. Këtë të dielë, Ministri i Shëndetësisë së Spanjës, Salvador Illa, nuk ka dhënë shumë besim mbi këtë çështje, duke u shprehur se në të tilla situata, lipset maturi.

Ministri i Shëndetësisë ka qenë i kujdesshëm për caktimin e një date specifike që LaLiga të kthehet. “Nuk mund t’ju them tani nëse futbolli profesional do të jetë në gjendje të rifillojë aktivitetin e tij para verës. Do të ishte e pamatur nga ana ime ”, komentoi ai.

Ministri ka kërkuar të presë për të parë se si po zhvillohet pandemia e koronavirusit dhe më pas të vendoset se si mund të rifillohen aktivitetet e ndryshme profesionale.

Megjithëse për kreun e shëndetësisë, në realitetin e ri, “gjërat nuk do të jenë si më parë”. 

Illa, përmendi faktin se të gjithë ata që duan të kthehen në fushë, duhet të kryejnë testet dhe ti nënshtrohen një protokolli special.

Ekziston një urdhër nga Ministria e Shëndetësisë që është në fuqi për të gjitha llojet e aktivitetëve. Gjithashtu edhe për futbollin profesional. Testet diagnostikuese duhet të vihen në dispozicion të Komuniteteve Autonome, çfarëdo qoftë ato, -“tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!