Fenomeni letër tifozëve të Vajadolid…

Vajadolid në ‘La Liga Santander’ në Spanjë njihet nga shqiptarët,, më së shumti, nga fakti se në të shkuarën me ekipin iberik është aktivizuar Valdet Rama.

Por më vonë klubi u bë i famshëm, pasi një i famshëm vendosi ta blejë. Ishte Ronaldo Nazario de Lima (Fenomeni), ai që bleu aksionet dhe sot e udhëheq me sukses.

Në situatn aktuale, me pandeminë globale në mes, nga Brazili vetë presidenti i ka shkruar një letër të hapur tifozëve.

Ne jemi të ndarë nga distanca fizike, – shkruan ish-kampioni i botës me Brazilin, – por jam i bindur që kurrë nuk kemi qenë aq afër.

Ne jemi brenda shtëpive tona për veten tonë, për ata që duam, për të gjithë ata që ne as nuk i dimë dhe për ata që nuk mund të jenë më me ne,” – shkruan ndër të tjera Fenomeni.

Më herët Presidenti i skuadrës së Vajadolid me një akt bamirësie, pati refuzuar tamponët në klub, pasi ai mendoi t’iu vinte në ndihmë të tjerëve më në rrezik…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!