‘Trakti’ i radhës, UEFA përcakton detaje…

UEFA këmbëngul: Kualifikimi për kompeticionet e ardhshme europiane duhet të jetë mbi bazën e merites sportive.

UEFA po bën gjithçka që kompeticionet europiane të përfundojnë këtë sezon. Për të shkuar deri aty, institucioni i lartë i futbollit në kontinent, kërkon para së gjithave të përfundojnë kampionatet e 55 federatave europiane.

Pas një mori diskutimesh, UEFA nxjerr udhëzuesin e radhës, i cili konsiston në parimet e pranueshmërisë për kompmeticionet.

1. Të gjitha federatat duhet të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për t’i rifilluar dhe mbyllur kampionatet kombëtare;
2. Të gjitha federatat duhet, që brenda 25 majit, të njoftojne UEFA-n mbi datën e rifillimit të kampionatit dhe formatin që do të aplikojne;
3. Pavarësisht përpjekjeve për t’i mbyllur kampionatet siç duhet, mbyllja e parakohshme mund të jetë veçanërisht në rastet e mëposhtme:
a) Ekzistenca e një vendimi qeveritar për të mbajtur të pezulluara aktivitetet sportive deri në një datë, e cila do e bënte të vështirë dhe të pamundur përfundimin e kampionatit aktual, deri përpara mundësisë së fundit për nisjen e sezonit tjetër;
b) Argumentime specifike ekonomike dhe financiare, të cilat do justifikonin se vazhdimi i kampionatit do ishte financiarisht i nxituar, apo që mund të vinte në vështirësi financiare afatgjata klubet;
4. Për të gjitha arsyet e mësiperme, në rast se do ketë një mbyllje të parakohshme të kampionatit, UEFA duhet njoftuar nga federatat deri në datën 25 maj me të gjithë justifikimin e elaboruar dhe për të zgjedhur klubet pjesëmarrëse për edicionin 20/21, bazuar në meritën sportive të sezonit 19/20 sipas:
a) Vendimeve që do marrin federatat bazuar në procedura që respektojnë parimet e objektivitetit, jo-diskriminimit dhe transparencës.
b) Konfirmimit final nga organet relevante kompetente vendase për përcaktimin final të klubeve që do të kualifikohen për kompeticionet europiane;
5. Për ato raste kur kampionati mbyllet përpara kohe, UEFA mban të drejtën të refuzojë ose të rishikojë propozimin e federatës për një klub kur:
a) Kampionatet janë mbyllur para kohe pa ju përmbajtur parimeve të këtij udhëzuesi, ose pa një arsye ligjitime nga organet e shëndetit publik;
b) Procedurat e përzgjedhjes së klubeve nuk kanë qenë transparente, objektive dhe jo-diskriminuese;
c) Ekziston një perceptim publik se perzgjedhja e klubit/ve është bërë në formë të pandershme;
6. Të gjitha kriteret e pranimit të klubeve në rregulloret përkatëse të kompeticioneve europiane mbeten në fuqi;
7. Ky udhëzues është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe afekton kompeticionet e Ligës së Kampioneve, Europa Ligës, Ligës Kampioneve Femra, Liga e Moshave dhe Liga e Kampioneve Futsal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!