Maji deçiziv për ‘San Siro’-n e ri

Sot “Gazzetta dello Sport”, raporton për hapa të mëdhenj përpara në negociatat midis Interit, Milanit dhe Bashkisë së Milanos për ndërtimin e stadiumit të ri.

Pas ndryshimit të planit master, i cili tani përfshin ruajtjen e një pjese të ‘Meazza’, tema qendrore zhvendoset në hapësirat ekstra-stadiumit.

Pritet që gjatë majit, të vijë dakortësia teknike e komunës dhe pastaj të fillojë procesi politik të të gjithë projektit në ‘Palazzo Marino’.

Të dy klubet e mëdha të Milanos, pavarësisht periudhës jashtëzakonisht delikate edhe në aspektin financiar, duket se janë gati të hedhin financa të shumta në këtë projekt ambicioz.

Me numrat që komuna i jep, qëndrueshmëria ekonomike e projektit mbetet në këmbë. Nëse afatet përmbushen, nuk do të duhet të presësh shumë gjatë për të ditur se si do të duket San Siro i ri”, – shpjegojnë projektuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!