Korrupsion sportiv, Spanja dënon fajtorët…

La Liga Spanjolle 2013-14 figuron e trukuar. Gjithsej nëntë persona u shpallën fajtorë për rregullimin e rezultateve në mënyrë që Osasuna të shmangte zbritjen në divizionin e dytë në 2014.

Burg për nëntë nga njëmbëdhjetë të akuzuarit në ‘Rastin Osasuna ’. Dënimi i parë për korrupsionin sportiv në futbollin spanjoll. Tetë vjet burg për ish-menaxherin Vizcay dhe një vit për ish-lojtarët Amaya dhe Xavi Torres.

Gjykata Provinciale e Navarras sot ka njoftuar aktvendimin e të ashtuquajturit procesi, “Rasti Osasuna”.

Ky rezulton dënimi i parë për krimin e korrupsionit sportiv në Spanjë. Dënimet variojnë nga 8 vjet dhe 8 muaj dhe një vit burg për nëntë nga të njëmbëdhjetë të akuzuarve në çështjen Osasuna.

Dënimi më i rëndë është ai i ish-menaxherit Vizcay, të cilit i shkojnë gjithsej 8 vjet e 8 muaj burg. Gjykata liron Diego Maquirriain, ish-menaxherin e Fondacionit Osasuna dhe futbollistin Jordi Figueras. Dënimet mund të apelohen në Gjykatën e Lartë brenda dy muajve.

Të dënuarit janë María Vizcay, Miguel Archanco, Juan Antonio Pascual, Jesús Peralta, Sancho Bandrés, Cristina Valencia, Albert Nolla, Antonio Amaya dhe Xabier Torres. Raporton ndër të tjera ‘As’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!