Futbolli merr ‘jetë’, FIFA bonuse Federatave…

Klubet shqiptare mund të përfitojnë bonuse nëse FSHF, iu shpërndan një tjetër fond. Bëhet fjalë për gati 500 mijë euro, që më gjasë i takon Federatës Shqiptare…

Mësohet se FIFA ka vendosur të japë ndihmën në fonde për federatat e saj në këtë periudhë të vështirë pandemie globale. Për të gjitha, 211 federatat, FIFA ka përcaktuar një shumë prej 150 milionë eurosh, të cilat do kalojnë drejt këtyre federatave në përpjestim të drejtë.

Pandemia ka prodhuar një sfidë të paparë për gjithë komunitetin e futbollit dhe është detyrë e FIFA-s të mbështesë ata që kanë nevojë.

Do të fillojmë duke ofruar ndihmë të menjëhershme për Federatat tona, shumë prej të cilave po përballen me vështirësi serioze”, – shprehet kreu i FIFA-s, Xhani Infantino.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!