Kasano këshillon Juven, jo Zidan

sportiim2

Antonio Kasano, i shumëshetituri në Seria A, paralajmëron Juventusin. Edhe pse kurrë nuk u vesh bardhezi. 37-vjeçari e quan kohë të humbur një mision trajningu të ish-mesfushorit të Juves te klubi i famshëm i Seria A.

“Ai është njeri i mrekullueshëm, por Zidan është kopje e Alegrit. Juventusi do stilin e Juventusit. Çfarë do të ndodhte pastaj, thjeshte do ktheheshin prapa.”

Dëshira e Zidan?

“Nuk e di nëse ai do të dëshironte ta linte Real Madridin për të shkuar te Juventus. Sipas mendimit tim, ai dëshiron të shkojë te Paris Saint-Germain. Atje do të mundë të shpenzojë sa të donte. Nëse do të largohet, mendoj se do të shkojë atje,”– ka thënë Kasano, i cili flet edhe për karierën e tij.

Reali?

“Përvoja më e mirë që kam pasur është te Sampdoria. Kam luajtur edhe te Real Madrid për një vit e gjysmë, duke bërë diçka të jashtëzakonshme. “

?>