Kamavinga, Reali gati ta integrojë në skuadër

Ai është vetëm 17 vjeç, por që nga paraqitjet e tij të para me fanelën e Renës ka surprizuar totalisht. Eduardo Kamavinga ka terhequr vemendjen e gjithë klubeve kryesore të evropës.

Talenti i ri i Renës, vetëm disa muaj pasi nënshkroi kontratën e parë profesionale, e zgjati marrëveshjen deri në vitin 2022. Por, sa do të zgjasë qëndrimi i tij në Ligë1?

‘Marca’ thotë sot se Real Madrid është i gatshëm t’i japë një talent të madh trajnerit Zidan. Në rrugëtimin për projektin e ndërtimit të skuadrës me yje të ardhshëm në ‘Santiago Bernabeu’.

Edhe pse për talentin e skuadrës franceze janë të interesuara edhe Barcelona e Dortmundi shifra prej 50 milion euro, për ta marrë të riun nga Florentino Perez duket e përshtatshme.

Dy muaj më parë ishte po Reali që hoqi dorë nga Pogba teksa në skenë u ngjit Kamavinga. Reali po shpejton…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!