I vëllai agjent, sheh largimin e Shaqirit nga ‘Reds’

Prej disa muajsh, teksa futbolli ishte në shëndet të plotë, Xherdan Shaqiri nuk pati aq hapësira te skuadra e Jurgen Klop.

Dëmtimet kanë bërë të vetën por dhe stafi teknik ia ka limituar minutat gjilanasit me pasaportë zviceriane. Me gjasë në fund të sezonit, ai do largohet….

Erdin Shaqiri, vëllai-agjent i mesfushorit të ‘Reds’, Xherdan Shaqiri, ka shpjeguar për KTV situatën e vëllait të tij te Liverpuli.

Situata e Xherdanit në Liverpul nuk është e mirë, mbi të gjitha për shkak të dëmtimeve të shumta që e kanë mbajtur larg fushës për një kohë të gjatë. Për të ardhur keq.

Gjithësesi sa herë luante ai e bënte mirë punën e tij. Do të ketë shumë oferta për Xherdanin gjatë verës. Sa të nisë kampionati, do flasim me trajnerin për të ardhmen e Xherdanit”– është shprehur Erdini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!