Bekam tenton Rodriguez, Perez pa ‘fjalë’

Dejvid Bekam siç raportohet nga ‘Goal’, ka kontaktuar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez për një lëvizje të bujshme drejt Amerikës.

Bëhët fjalë për kolumbianin Hames Rodriguez, të cilin ish-lojtari i galaktikëve e do te klubi i tij Inter Miami në MLS.

Për kolumbianin sirenat e largimit nga ‘Bernabeu’ u lidhën së fundi edhe me një kthim të dytë te Bajern Mynih, pasi me Zidan në timon, ai e ka të pamundur të çajë te formacioni i bardhë.

Parë situatën, Inter Miami i Bekam është i interesuar të përvetësojë shërbimet e Rodriguez, paçka se një lëvizje e tillë në këto momente, duket mjaft e vështirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!