‘Camp Nou’ del në shitje…
Pas skandalit me administraten, teksa 6 zyrtarë u larguan nga klubi, por dhe problemet e vetë presidentit Bartomeu, me situatën për shërbimet e klubit për ‘I3 Ventures’ në fund të vitit 2017, vjen risia që pritej të realizohej në vitin 2023.
Barcelona do të shesë emrin e saj. Në fakt do të jetë emri i ‘Camp Nou’-t që shkon te ‘Fundació Barça’. Ky fondacion përmes hapesirës së klubit do të tentojë një sponsor për të riemëruar për një vit impiantin 100 mijë vendësh.
Të ardhurat do të investohen në projekte për luftën kundër koronavirusit. Klubi e njoftoi këtë përmes një njoftimi zyrtar për shtyp.
Barcelona fillimisht planifikoi idenë për sezonin 2023-24, me synimin për të marrë 300 milione euro për një kontratë 25-vjeçare.