Seria A pa tifozë…dritë jeshile dhe Golfi, Noti, F1

Javë vendimtare për futbollin e Serisë A por jo vetëm. Sipas ‘SportMediaset’ në kushtet e reja të ecurisë së pandemisë globale, priten vendimet e qeverisë për rifillimin e stërvitjes së klubëve të ndryshme në Itali.
Sigurisht duke marrë parasysh edhe protokollin e Figc, drita jeshile mund të vijë vetëm nga Ministri i Sportit dhe Ministri i Shëndetësisë.
Pierpaolo Sileri, zv. Ministri i Shëndetësisë së Italisë, pasi hodhi disa veshtrime se pse duhej luajtur në qëndër apo në jug të Italisë (luhet pa tifozë dhe për zyrtarin do ishte njësoj), parashikoi se cilat sporte mund të fillonin garat e para.
Sipas tij, përveç futbollit edhe Formula 1, Golfi, Noti dhe Tenisi (pa publik) do mund të jenë të parët. Pa përjashtuar edhe sportet individuale.