Shkëmbi: ‘Kundër versionit belg, fillim i vështirë…’

Ish-tekniku i Teutës Bledi Shkëmbi, në një lidhje video-Skype me emisionin ‘Studio Sprint’ në ABC News ka thënë se rifillimi i kampionatit pas pandemisë koronavirus, do të jetë i veshtirë.

Për titullin në variantin ‘belg’, korçari e eviton në mënyrë të menjëhershme. E qënësishme për teknikun, është faza përgatitore e lojtarëve në kushte shtëpie…

Rifillimi?

Fillimi do të jetë i vështirë. Kjo pauzë e gjatë për të gjithë, nuk është e mirë për futbollistët. Në javët e para do të duken problemet e pushimit të gjatë. Pas kalimit të disa ndeshjeve, do të vazhdojmë të zhvillojmë një kampionat të mirë, cilësor, deri në ndeshjen e fundit. Do të ketë probleme 3-4 ndeshjet e para. Janë gati edhe 13-14 ndeshje përfshirë Kupën e Shqipërisë dhe çdo lojtar, do të marrë formën e mirë”.

Më mirë?

Asnjëherë nuk jam ankuar dhe mendoj se kjo situatë, është e njëjta për të gjithë, nuk ka ekipe të favorizuara. Të gjithë do të nisen të barabartë dhe në fund të kampionatit, secili do të marrë atë që meriton”.

Stërvitja

Ne mendojmë, nga ana profesionale. Sot nuk futbollist që ta lërë veten deri në atë pikë sa të mos stërvitet. Mesa shikojmë, të gjithë mundohen të përgatiten në mënyrën e tyre. Stërvitja individuale, plus ato 2-3 javë që mund t’i lërë FSHF, do të jenë optimale”.

Titulli?

Si trajner, i pyetur se sa shanse ka që titulli të jepet në tavolinë nëse gata nuk rifillon, Shkëmbi ka shtuar se: “Nuk mendoj se do të jepet titull në tavolinë. Tirana është në rrugën e duhur, po bën një kampionat shumë të mirë. Kukësi është rivali kryesor.

Edhe unë do të doja që ky titull të vendoset në fushë. Komplimente Tiranës, kam lexuar dhe dëgjuar që e duan titullin në fushë. Kjo gjë është për t’u përshëndetur”.

Pankinë tjetër sezonin e ri?

“Mendoj se do të jem përsëri trajner i një ekipi në Superiore”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!