Kuqo, kampioni i koshit, drejtues në NBA
Luajti në Euro Ligë, sot Ermal Kuqo, me rol drejtuesi te klubi i NBA-së
Baskebollisti i famshëm shqiptar i viteve post-komunizëm Ermal Kuqo prej katër vitesh ka hequr dorë nga baskebolli i luajtur. Tiranasi me origjinë nga Pogradeci, ka disa kohë që po operon si zbulues talentesh për llogari të klubit të Los Ageles Clippers.
Në një lidhje Skype me ‘Supersport’, ish- basketbollisti i Anadollu Efes dhe Valencias flet rreth karierës së tij dhe rolit të skaut-it për NBA-në amerikane.
Ku po kalon karantinën?
‘Kemi gati një muaj që jemi në një fshat në jug të Turqisë dhe kemi fatin e mirë që nuk ka shumë njerëz. Nuk do ta kaloja më mirë nëse do të isha në Stamboll. Gruaja dhe djali janë të kënaqur pasi në një mënyrë më kanë më pranë. Zakonisht bëj shumë udhëtime gjatë muajit.
Pozicioni në punë?
” Punoj si Skaut për llogari të klubit të Los Ageles Clippers. E kam patur një parim në jetë që ti nëse bën diçka, do e bësh mirë. Jam me fat që bëj një punë që e dua dhe jam ekspert. Planet e mia për të shkuar në Amerikë janë shtyrë për më vonë pasi varet nga pandemia. Ndoshta pas 1 viti apo 1 viti e gjysëm. Mbase më vonë apo më shpejt. Varet nga pandemia.”
Shqipëria basketboll?
“Kam pasur fat që kam lindur në momentin e duhur, pasi Shqipëria ishte një vend demokratik. Basketobolli tani në Shqipëri po mbahet me frymën e fundit. Për të bërë këtë karrierë kam sakfrifikuar shumë pasi jam larguar që 15 vjeç nga shtëpia. Dëshira ime si prind është që djali të bëhet basketbollist profesionist, pasi është më e lehtë për mua.”
Pengu që nuk luajte në NBA?
“Unë asnjëherë në karrierën time nuk jetoj me pendime. Kam pasur qëllim të lartë për të luajtur në NBA dhe nëse nuk do të kisha këtë qëllim nuk do të kisha luajtur në Europa League. Nuk është gjë e madhe që nuk kam luajtur në NBA dhe jam shumë i kënaqur për karrierën time.-ndër të tjera Kuqo.