Kryevepra në Kinë/ Nis stadiumi ‘Zambak uji’
Guangzhou Evergrande, kampioni në fuqi i Kinës, vuri të enjten në Kanton, gurin e parë të një stadiumi gjigand, i cili do të jetë në gjendje të mirëpresë 100,000 spektatorë.
Më brilant se ai i Barcelonës dhe me një kosto të vlerësuar prej 12 miliardë juanë (1.55 miliardë euro).
Ky stadium ‘Guangzhou Evergrande’ në Kinë, i cili do të jetë një nga më të mëdhenjtë në botë, duhet të dorëzohet para fundit të vitit 2022.
E gjitha sipas agjencisë kombëtare të lajmeve ‘China Nouvelle’, e cila ka njoftuar ndërkohë fillimin e ndërtimit.
Kjo vepër madhështore, duhet të jetë një nga xhevahirët arkitektonikë të qytetit në jug të Kinës. Impianti do të ketë pamjen e një lule zambak uji, raportohet nga Kina.
Impianti është në gjendje që të ndryshojnë ngjyrën, me mbulesën në formë petalesh teksa mund të ngjyroset me portokalli, blu apo edhe rozë.